Mirembajtje, Projekt, Uncategorized

Kriteret e Punimeve te Selami

ANe jemi të apasionuar për shfrytëzimin e inovacionit si një forcë pozitive për ndryshim. Ne kemi këtë përqasje në çdo element të veprimtarisë tonë. Në çdo kohë shikojmë sesi mund ti bëjmë më mirë, më thjeshtë, më shpejt, më saktë dhe më të sigurta aktivitetet tona të ndërtimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim fuqishëm investimet në teknologji dhe makineri si një mënyrë e sigurtë për të qënë aktorët dhe konkurentët kryesorë në treg, duke ulur koston, rritur cilësinë dhe shërbimin ndaj klientit. Ne vazhdimisht dërgojmë punojës në trajnime, konferenca dhe panaire të organizuara nga aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Vazhdimisht përshtatemi me risitë e tregut, përdorim pajisje dhe software-t më të fundit të industrisë, duke sjellë në nivelin më lartë bashkëpunimin Projektues-Investitor-Mbikqyrës-Kontraktor..

  • Text Hover
  • Text Hover

HISTORIA JONË

HISTORIA JONË

Rreth Nesh

 

Selami sh.p.k  është një ndërmarrje private familjare, me aftësi të klasit të parë në shërbim të gjithë zinxhirit të nevojave të klientit në sektorin e ndërtimit. Ne operojmë sipas një modeli biznesi të integruar që përfshin gamën e plotë të shërbimeve si studim, projektim, prodhim, ndërtim, investim, operim dhe mirëmbajte, duke ofruar zgjidhje për organizatat publike dhe private në Shqipëri.


Vizioni

 

Selami sh.p.k  është e angazhuar në zhvillimin e një kulture të bazuar në performancë dhe ekselencë. Ne kemi përcaktuar qartë objektivat e shtrirë në të gjithë veprimtarinë e biznesit dhe duke aplikuar katër elementët e performancës:
– Fokusi tek klienti
– Inovacioni
– Sjellja e Përgjegjshme
– Zhvillimi i punonjësve
Do të arrijmë vizionin tone për të qenë kontraktori i zgjedhjes së parë për të gjithë klientet, të aftë për të sfiduar dhe ndryshuar praktikat e vjetra të cilat janë sinonimi i industrisë tradicionale të ndërtimit, dhe të konkurrojmë përkrah bizneseve novatore.


Fokusi te Klientët

 

Qëllimi jonë udhëhiqet nga një fokus i palëkundur në kuptimin e plotë të nevojave të klientëve dhe mbajtjen e premtimeve tona, pavarësisht shkallës apo kompleksitetit të sfidës së marrë përsipër. Duke punuar në bashkëpunim me klientët tanë, ne zhvillojmë zgjidhje inteligjente nga koncepti deri në përfundim të projektit. Duke siguruar ekspertizën, burimet më të mira njërëzore dhe teknike ne përmbushim me sukses objektivat lidhur me kohëzgjatjen, koston, cilësinë dhe sigurinë teknike

.

Author


Avatar