Mirembajtje, Projekt, Uncategorized
NDËRTIM & INFRASTRUKTUR
Ne realizojmë projekte që përfshijnë ndërtimin, rikonstruksionin apo mirëmbajtjen e autostradave, rrugëve interurbane, rrugëve rurale, tuneleve, urave, mbikalimeve apo shëtitoreve publike. Angazhohemi në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemeve të ndriçimit publik, në ndërtimin e parqeve, peisazheve mjedisore apo të mobilimit urban. Përvoja dhe njohuritë tona na lejon të mbështesim klientët me çdo pjesë të projektit të tyre, duke garantuar një shërbim të plotë që përfshin planifikimin, vlerësimin, projektimin, ndërtimin dhe zbatimin.
“Një cikël i mbyllur i projektimit nga procedura e tenderimit deri në ndërtim.Ne jemi një grup i përkushtuar inxhinierësh dhe profesionistësh që ideojmë dhe zhvillojmë projektin sipas nevojave të klientëve. Ne ofrojmë vite përvojë dhe një kuptim gjithëpërfshirës të parimeve të projektimit për të siguruar që projektet të dorëzohen duke përmbushur cilësinë, afatin dhe buxhetin e parashikuar.Aftësitë tona inxhinierike mbulojnë gjithë ciklin projektimit duke përfshirë:- Studimin dhe projektin gjeoteknik- Proceset dhe metodologjine e zbatimit te projektit- Punimet e përkohshme, skeleri dhe armature- Punimet e topografisë- Konstruksionin beton arme, çelik apo druri- Projektin e inxhinierisë civile, hidroteknike, mjedisore apo elektrike në projektimin e rrugëve, ura, ndërtesa rezidenciale, shërbimi shumëkateshe- Rrjetin e furnizimit me ujë apo trajtimi i ujërave të ndotur..