Sisteme, Sport, Uncategorized
SISTEME UJËSJELLJE DHE KANALIZIMESH
Ne mund të angazhohemi në të gjitha fazat e zhvillimit të projektit e deri në zbatimin e projektit hidroteknik për vepra të të gjitha madhësive, duke filluar nga instalimet hidraulike e hidrosanitare për vilën, apartamentin apo biznesin tuaj e deri tek rrjeti i ujësjellësit për qytetin apo fshatin tuaj. Realizojmë ndërtimin e impianteve të ndryshëm për trajtimin e ujit të pijshëm, përpunimit të ujërave të ndotur, rrjetin e kanalizimeve të ujërave siperfaqësore, rrjetin e kanaleve vaditëse, digat, tunelet hidroteknike, rezevuaret për vaditje apo skemën e mbrojtjes nga përmbytja nga lumenjtë apo deti. Kompleksiteti apo mungesa e një projekti referencë të meparshëm në historinë e zhvillimit të vendit tonë nuk e bën realizim e një projekti të veçantë që zgjidh problemet e brezave të ardhshëm të pamunduar për ne. Kemi krijuar lidhje dhe bashkëpunojmë me ekspertë dhe shoqëritë me eksperiencë botërore përkatëse për të ofruar një zgjidhje optimale.
.Selami Sh.p.k është një kompani shqiptare që merret me ndërtime, rikonstruksione civile e industriale ne sektorin publik dhe privat, ne sektorin e prodhimit dhe tregtisë së materialeve të prodhuara si beton, asfaltobeton, polisterol, materiale inerte.….